A e dëmton mbikujdesi i nënës pavarësinë e djalit? Jung paralajmëron për “kompleksin burrë/fëmijë”
Si ndikon lidhja e tepruar me nënën në zhvillimin e burrërisë dhe pavarësisë emocionale
Njëri nga psikologët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Carl Jung, i ka dhuruar botës shumë urtësi dhe fakte që lidhen kryesisht me familjen dhe marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve.
Ai i kushtoi shumë vëmendje studimit të ndikimit që kanë rritja dhe edukimi te fëmijët meshkuj. Jung arriti në përfundimin se mënyra e gabuar e rritjes mund të çojë në një kompleks të njohur si burrë/fëmijë.
Kompleksi burrë/fëmijë është një gjendje në të cilën burri mbetet i lidhur ngushtë me nënën dhe nuk arrin të pavarësohet e të bëhet burrë i vërtetë.
Ai shfaqet kur nëna nuk i kushton mjaftueshëm vëmendje dhe dashuri bashkëshortit – babait të djalit, gjë që e shtyn të kërkojë një lidhje më të fortë me djalin, më shumë sesa është e shëndetshme. Kujdesi dhe përkujdesja e tepruar, që në fakt duhet drejtuar te bashkëshorti, përqendrohet te djali, duke e lidhur atë tepër me nënën dhe duke ia vështirësuar shkëputjen emocionale.
Është e qartë se një qëndrim i tillë ndikon në mbarështrimin e tij si burrë dhe në aftësinë për të marrë kontrollin mbi jetën, gjë që shpesh kërkon rrezik dhe përgjegjësi, transmeton Telegrafi.
Nuk ka nevojë të theksohet se një lidhje e tillë mund të jetë e dëmshme për të dy. Nëna lidhet tepër emocionalisht me fëmijën dhe nuk i lejon atij të bëhet burrë i pavarur, ndërsa djali, nga ana tjetër, mund të ketë vështirësi të ndërtojë një marrëdhënie të shëndetshme me një grua.
Kjo mund të shfaqet si kërkesë e vazhdueshme për kujdes dhe vëmendje nga partnerja, gjë që natyrshëm dëmton zhvillimin e një marrëdhënieje të balancuar në të ardhmen.
Që një burrë të bëhet i pavarur dhe i vetëqëndrueshëm, ai duhet të arrijë të shkëputet emocionalisht nga nëna. Por kur kjo ndodh vetëm në moshë të rritur, shpesh është tepër vonë. /Telegrafi/


