A e dini cili emër mashkullor dominon në Gjilan
Në Kosovë emrat më të shpeshtë rezultojnë të jenë Bajram dhe Ramadan.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, del që emri ‘Bajram’ është më i përhapuri.
Bajramat janë dominues kryesisht në Prizren, Pejë, Mitrovicë Malishevë, Drenas, Skenderaj, Lipjan.
Emri ‘Ramadan’ dominon në Dragash, Kaçanik, Gjilan, Kamenicë, Suharekë, Shtime.
Në Prishtinë dhe Viti dominon emri ‘Valon’, ndërsa në Podujevë dhe Obiliq emri ‘Muhamet’.
E Vushtria dhe Klina më së shumti i kanë vendosur fëmijëve emrin ‘Egzon’.

