A e dini cilit besim i përket gazetarja më e spikatur, Sonila Meço
Është një nga gazetaret dhe moderatoret më të spikatura të ekranit shqiptar.
Sonila Meço përmes një postimi në rrjetet sociale, përkrah poetit Agim Doçi, ka zbuluar se cilës fe i përket.
“Ku nuk e kam gjetur Agim Doçin, në poezi, në këngë, në letra, madje edhe në burokraci, në të qeshura pa fund, në të mirë e të keq…dhe mu shfaq edhe në besim, në kohëra kolere.
Ja ku jemi, dy bektashinj të devotshëm, në promovimin e dokumentarit historik mbi Kryegjyshin Botëror, Kamber Meço Prishta.
Ja të paça Agim Doçi! U desh Zoti të bënim një foto se siç thua ti:
Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’ Ju shkoj jeta, kot së koti.
Ju që s’vleni as sa gratë
Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…? “, shkruan gazetarja në këtë postim në faqen e saj në Instagram.

