A e dini ku janë mjeshtërit më të mirë të byrekut
Byreku është pjesë e pandashme e gatimeve tradicionale në vendet e Ballkanit, përfshirë edhe shqiptarët, të cilët e bëjnë me shumë përkushtim këtë ushqim.
Byreku në gjuhën turke i referohet çdo gatese te bërë me petë filo. Emri i tij rrjedh nga fjala ‘bur’ që do të thotë në turqisht ‘të përdredhësh’.
Byreku është shumë i popullarizuar në kuzhinat e vendeve të ish Perandorisë Osmane, sidomos në Afrikën Veriore dhe gjithandej nëpër Ballkan.
Sado që edhe të tjerët janë mjeshtër të byrekut, megjitahtë byreku më i madh në botë, me peshë 650 kg, u përgatit gjatë Ramazanit, në Tuzla të Bosnje e Hercegovinës. ‘Byrek për një qytet’.
Edhe në Kosovë, ka qytete ku gatuhet ‘byreku i Sarajevës’. Byreku, zakonisht bëhet me mish, me djathë dhe me spinaq./Mediafokus.info

