A e dini kush ishte komentatori më i njohur shqiptar i boksit
Boksi në Shqipëri ka qenë i ndaluar në kohën e komunizimit, por është ri-organizuar me rënien e diktaturës, shkruan Mediafokus.info
Komentatori më i njohur i boksit ka qenë Ahmet Golemi, i cili edhe vetë është marrë me boks dhe madje kishte arritur edhe suksese.
Ahmet Golemi ishte shpallur 5 herë kampion në Shqipëri.
Golemi është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, para 6 mujave. Ai do të mbahet mend si komentatori më i mirë i boksit dhe i sporit të keçit në vend.
Ju kujtohet komenti i tij për përballjet e John Cena, duke thirrur: ‘He, heee djaloshi me gjak shqiptari…’.
Kishte një pasion të paparë për sportet luftarake dhe i lartësonte në piedestal bokserët shqiptarë./Mediafokus.info

