A e dini sa miliardë i fiton Turqia nga turizmi
Turqia është një nga vendet ku i është kushtuar shumë rëndësi turizimit. Sipas Institutit Turk të Statistikave, të ardhurat nga turizmi arritën në 11 miliardë e 395 milionë e 117 mijë dollarë në tremujorin e tretë të vitit.
Nga vizitorët e huaj janë siguruar 78% e të ardhurave nga turizmi (me përjashtim të tarifave roaming e shpenzimeve për shërbimet e marinës) dhe nga shtetasit rezidentë jashtë vendit 22%.
Nga shpenzimet e bëra në këtë periudhë, 9 miliardë e 63 milionë e 42 mijë dollarë ishin shpenzime personale dhe 2 miliardë e 332 milionë e 75 mijë dollarë ishin shpenzime për paketa turistike.
Shpenzimi mesatar për një natë gjatë periudhës në fjalë ishte 74 dollarë.

