A e dini se asambleja e parë komunale në Gjilan kishte vetëm tri gra nga 41 këshilltarë të zgjedhur – cilat ishin ato?
Asambleja e parë komunale e Gjilanit, e dalë nga zgjedhjet e 28 tetorit 2000, që takimin themelues e ka mbajtur më 11 nëntor 2000, ka pasur 41 këshilltarë të votës së qytetarëve dhe 8 të tjerë (6 serbë, një turk dhe një rom) të emëruar nga kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner.
Përfaqësimi gjinor, për fat të keq, ishte simbolik. Prej 41 këshilltarëve të zgjedhur, vetëm tri ishin gra, të gjitha nga LDK-ja.
PDK, AAK e PQLK nuk kishin asnjë grua në asamblenë komunale.
LDK-ja është përfaqësuar në Kuvend me 27 këshilltarë: Lutfi Haziri (që u zgjodh edhe kryetar), Dritë Idrizi, Fatmir Rexhepi, Venhar Haziri, Zijadin Maliqi, Enver Bllaca, Musa Qerimi, Xhavit Hajdari, Ramadan Kurteshi, Shukri Sylejmani, Halim Huruglica, Nazmi Musa, Drita Maliqi, Jakup Bajrami, Isa Bunjaku, Fehmi Mahmuti, Rushit Avdiu, Sanije Elezi, Qerim Lipovica, Xhemajl Hyseni, Remzi Ahmeti, Nazim Hajdari, Sami Ahmeti, Jonuz Jonuzi, Ruzhdi Ismajli, Shefqet Murtezi dhe Vebi Salihu.
Subjekti i dytë politik që fitoi numrin më të madh të votave, pas LDK-se, Partia e Progresit Demokratik, i siguroi 11 mandate: Ismail Kurteshi, Ejup Uruqi, Sami Hoxha, Fatmir Mehmeti, Xhevat Demiri, Avdyl Hasani, Ibrahim Salihu, Sabri Tahiri, Izmi Zeka, Musli Ukshini, Azem Mujku, AAK-ja dy: Ahmet Isufi e Shaban Rexhepi, ndërsa PQLK-ja – një këshilltar, Hetem Bajramin.
Ndërkaq, UNMIK-u ka emëruar këshilltarët nga radhët e komuniteteve, të cilët, në Kuvend i kishin të gjitha të drejtat me 41 këshilltarët tjerë, pos atë të votës.
Për fat të keq, femrat nuk arritën në këto zgjedhje 30 përqindëshin e synuar dhe siguruan vetëm 3 vende në asamble. Për këtë kishte shprehur keqardhje administratori lokal ndërkombëtar, çeku Ivo Shanc.
LBD-ja, e cila ishte subjekt i barabartë në Këshillin e mëparshëm komunal, nuk arriti të fitojë numër të mjaftueshëm të votave për të qenë e përfaqësuar.
Seanca e parë e Kuvendit, më 11 nëntor 2000 dhe disa të tjera, pas saj, janë mbajtur në një nga sallat e ish-kombinatit të tekstilit, derisa u rregullua hapësira në objektin e ish-Bankkosit, ku sot është e vendosur administrata komunale.
Përbërjet e mëvonshme kanë pasur 10-12 gra në vendimmarrjen komunale./Mediafokus/

