A e ka përnime shteti për mbikëqyrjen e respektimit të masave anti COVID-19?
A e ka përnime shteti për mbikëqyrjen e respektimit të masave anti COVID-19?
Mbrëmë, në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe në Ferizaj, në orët e mbrëmjes, u. d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dolën për t’i përcjellë nga afër zyrtarët policorë dhe inspektorët sanitarë, të cilët sipas detyrës zyrtare po realizonin veprimet e përbashkëta në ndërmarrjen e masave ndaj pandemisë COVID-19, transmeton Mediafokus.info.
Ata qëndruan për disa orë së bashku me zyrtarët policorë dhe inspektorët, të cilët me përkushtim kryenin detyrat e caktuara, përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj mos zbatuesve të masave ndaj pandemisë.
Por, a e ka përnime shteti për mbikëqyrjen e masave, apo edhe ky aksion do të mbetet vetëm si reklamim mediatik, kur dihet se në shumicën e lokaleve në Kosovë as që bëhet fjalë për respektim të masave kundër përhapjes së virusit?
Mbetet të shihet nëse e kanë përnime!/Mediafokus.info/





