A e kopjoi PDK sloganin e një kandidati për kryetar të UPSUP?

Në vitin 2002, Ridvan Bunjaku pati hyrë si “parashutist” në garën për Kryetar të Unionit të Pavarur të Studentëve.

Ridvani, si djalë i ri e i sinqertë, i pat ba do broshura dhe i pat shpërnda gjithandej: nëpër të gjitha konviktet, bibliotekat e objektet tjera studentore.

Por ai pati shku edhe nëpër parti politike e media për me përhapë lajmin dhe me kërku neutralitet ndaj kandidatëve.

Broshurat i ka çu edhe në LDK, PDK e AAK atëbotë.

Slogani i Ridvanit ka qenë “Koha për ndryshime të mëdha pozitive”.

Pas një apo dy viti, në zgjedhjet e ardhshme, PDK e ka pasë sloganin “Koha për ndryshime pozitive”.

Kopjim apo rastësi? Zoti e di.

Ridvani, me vetëm 2-3 bashkëpunëtorë vullnetarë, e pati lënë në gjysmë garën, pas përballjes me realitetin e vrazhdtë me kundër-kandidatë me ekipe të mëdha bashkëpunëtorësh.

P.S. Ridvani e ka deshmuar kete edhe ne kete kopje.