‘A ekziston Zoti’, ja çka thotë teologu i njohur Mustafë Bajrami

Mustafë Bajrami

Debatet rreth ekzistimit të Zotit kurrë nuk mund të jenë të nivelit të dëshiruar e as që japin rezultate të prekshme, pa u prekur dhe pa u shtjelluar paraprakisht pikëpamjet kryesore rreth temës të cilat janë formësuar përgjatë historisë.

Logjikisht, si mund të kuptohet vërtetësia, qarku, përmbajtja, pikëmbërritja dhe validiteti i gjykimit “A ekziston Zoti”, nëse nuk i kuptojmë fillimisht premisat e atij gjykimi, apo, nocionet e atyre premisave? Fjalia “A ekziston Zoti” kuptohet drejtë atëherë kur e kuptojmë ç’është në fakt Zoti, dhe çka nënkupton fjala, këpuja “ekziston” në raport me Zotin. Edhe atë, nëse naj herë mund ta kuptojmë!

Pra, “Çka është Zoti” është pyetja e parë që duhet shtruar para se të flasim rreth asaj nëse Ai ekziston apo nuk ekziston.

Më poshtë do t’i rendisë temat që janë shumë të nevojshme dhe që ndihmojnë mjaftë në debate rreth ekzistencës së Zotit. Këto tema duhet t’i lexojnë dhe t’i mësojnë sidomos teologët, hoxhallarët dhe njerëzit e fesë që herë pas here detyrohen të flasin, e që në fakt, edhe e kanë për detyrë të flasin.

Ato tema janë:
• Zoti në filozofinë greke;
• Zoti në Islam;
• Zoti në Krishterim;
• Zoti në Filozofinë Moderne;
• Zoti në Filozofinë Bashkëkohore (pikëpamjet bashkëkohore mbi ekzistencën e Zotit),

Pastaj, argumentet mbi ekzistimin e Zotit, kush i ka përmend këto argumente, si janë përpiluar, dhe, a përmenden këto argumente në Librat e Shenjtë të Shpallur (Tevrat, Ingjil, Kur’an)?
• Argumenti Ontologjik;
• Argumenti Kosmologjik;
• Argumenti i Proviniencës (dmth, i kujdesit dhe ndërhyrjes së Zotit në ligjet e natyrës);
• Argumenti Empirik;
• Argumenti Moral (Imanuel Kanti dhe disa filozofë tjerë).

Cilat janë cilësitë e Zotit të cilat në mënyrë postulative argumentojnë ekzistencën e Zotit?
• Përjetshmëria e Zotit në fillim dhe mbarim (pra, jashtë kohorë);
• Dija e Zotit;
• Vullneti i Zotit;
• Fuqia e Zotit;
• Të pamurit e Zotit (a sheh Zoti me sy apo me ligjet e Tij në natyrë);

Raportet e Zotit me ekzistencën (si funksionon marrëdhënia mes Zotit dhe gjithë asaj që ekziston)?
• Deizimi;
• Panteizmi;
• Pan-antezimi (dmth, pikëpamja bipolare mbi Hyjnoren);

Çka është Ateizmi?
• Problemet e ateizmit;
• Problemi i “të mirës dhe të keqes” në ateizëm, dmth, nëse nuk ekziston Zoti, si dhe kush i bënë vlerësimet nëse një vepër është e mirë apo e ligë? Si rregullohet kjo për të gjithë njëjtë, pa Zotin;
• Si lindi Atezimi?
• Sa i ka sjell dobi dhe sa dëm fesë krishtere lindja e ateizmit në mendimin perëndimorë?
• Nëse diçka nuk ekziston, pse të refuzohet ekzistenca e asaj që nuk ekziston, siç e bënë ateizmi?

Dhe, natyrisht, për ta qartësuar temën edhe më shumë, është e rëndësishme të dihen edhe këto çështje, si:
• A ka dallime substanciale mes Zotit në Islam dhe Zotit në krishterizëm?
• Përse krishterimi e quan Zotin At, ndërsa Isanë a.s. e quan biri i Tij?
• Përse muslimanët e refuzojnë kategorikisht këtë emërtim në profetit si djalë i Zotit?
• Përse pikëpamjet fetare janë dogmatike, përse shpërfaqen ato në forma të aksiomave dhe postulateve?
• A mund të shihet Zoti dhe sa qëndron dogma fetare që thotë se kur ne i lutemi Zotit ne bisedojmë me Te?

Detyrimisht, si ndihmesë ndaj temës ndoshta më tepër në rrafshin spekulativ, do të duhej të bisedohej edhe për atë nëse Darvini ishte ateist, teist, deist gnostik apo agnostik….!