A është Doarsa Kica njëra nga aderimet në LDK? Flasin nga partia
Dje u raportua se Doarsa Kica-Xhelili njëra nga deputetet më aktive brenda grupit parlamentar të VV-së ka dhënë dorëheqje nga Lista Guxo.
E në lidhje me këtë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin, është pyetur nëse Kica-Xhelili është njëra nga aderimet e mundshme në partin opozitare.
” Nuk kam koment për këtë punë, ajo është thënë në një kontekst të caktuar kështu që nuk kam nevojë me komentu më”, tha Gashi për Periskopin.
Kujtojmë se deputeti Arben Gashi në një debat telezviziv kishte thënë se se 8 deputetë të koalicionit Qeverisës do të aderojnë në LDK.

