A ishte në dijeni Arban Abrashi për vjedhjen e 2 milionë eurove, 10 ditë më herët?

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni për transaksionin prej 2 milionë eurove që ka ndodhur nga Thesari i Shtetit, 10 ditë më herët, raporton Mediafokus.info.

“Sot kam qenë dëshmitarë që ka qarkulluar një njoftim, në mediet kryesore të vendit, që ka ta bëjë më njohuritë me ekzistencën e transaksionit të paligjshëm nga zyrtarë të ministrisë për gati 10 ditë. Arsyeja që nuk jemi deklaruar ditëve të fundit është shkaku që mos të ndërhyjmë në hetime. Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës për një transaksion të paligjshëm më 19 tetor, si dyshim dhe atë dyshim e ka ngritur në Thesar dhe kur është vërtetuar, atëherë e ka njoftuar edhe policinë dhe organet tjera”, tha Abrashi.

I pari i këtij dikasteri pohoi se nga kjo vjedhje janë dëmtuar disa projekte të MI-së./Mediafokus.info/