“A ka kush e ndalë Agim Aliun? Horë e bani Albin Kurtin”

Gazetari Vehbi Kajtazi duke shpërndarë fotografi nga segmenti i parë i nënkalimit të ri në Ferizaj, ka komentuar edhe punën e kryetarit të qytetit, Agim Aliu.

“A ka kush e ndale Agim Aliun? Hore i bani tjeret, perfshire Albin Kurtin. Demek veç ai e meriton rrogen e tjeret hane buke simite badihava. Mos i nderuar se nuk bon kshtu. Po nihen keq”, ka shkruar Kurti.

Segmenti i parë i nënkalimit të ri në Ferizaj është hapur të premten mbrëma.

Nënkalimi i ri është afër stacionit të policisë në Ferizaj.

Kryetari i Ferizaj, Agim Aliu ka thënë nënkalimi i ri i jep Ferizajt akoma më shumë zhvillim, transformim dhe zgjidhje urbane.