“A ka mbaruar? Tani është koha e iftarit”, Rudiger u largua nga konferenca pasi pa orën në telefon
Një moment i veçantë dhe shumë njerëzor ka tërhequr vëmendjen para përballjes së madhe mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, duke nxjerrë në pah përkushtimin fetar të mbrojtësit gjerman Antonio Rudiger.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes, Rudiger u pa duke kontrolluar vazhdimisht orën në telefonin e tij, në pritje të momentit të thirrjes për iftar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“A përfundoi gjithçka? Ramazani… Ramazani”, iu drejtua ylli i Real Madridit gazetarëve përpara se të largohej nga salla e konferencës.
Pavarësisht kërkesave të mëdha fizike që sjell një përballje e tillë, Rudiger ka treguar vazhdimisht profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke qenë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Real Madridit.
Që nga transferimi i tij nga Chelsea në vitin 2022, ai është shndërruar në një element kyç në repartin defensiv të skuadrës madrilene.
Ky moment i vogël nga konferenca për shtyp shërben si një kujtesë e bukur se përtej presionit të futbollit elitar, ekzistojnë edhe dimensione personale dhe shpirtërore që ndikojnë në jetën e sportistëve./telegrafi/

