A ka pasur kamera vëzhgimi në spitalin COVID në Tetovë, flet koordinatori i Qendrës

Regjistrimet nga kamerat e vëzhgimit të vendosura në qendrën COVID të djegur në Tetovë i janë dorëzuar Prokurorisë.

Kështu ka deklaruar koordinatori i qendrës për Covid, Gëzim Nuredini.

“Ka kamera vëzhgimi, nga ana dhe nga përpara, dhe materialet i janë dorëzuar prokurorit publik”, tha Nuredini.