A mundet çdokush të prodhojë dhe shesë “çokollatën Dubai”?
Është e shtrenjtë dhe e pasur me kalori, por të gjithë duan ta provojnë “çokollatën Dubai” këtë sezon. Ndonëse u bë virale në “TikTok”, kjo çokollatë po shitet në thuajse të gjitha pastiçeritë e botës, sidomos gjatë sezonit të festave.
Nga pastiçeritë më të njohura në botë e deri tek atraksionet turistike, njerëzit presin në radhë për ta provuar.
Kjo çokollatë u bë virale në një mënyrë të papritur dhe çdo tregtar i zgjuar “kapi momentin”.
Në shumë dyqane Krishtlindjesh, vizitorët mund të provojnë “çokollatën Dubai të nxehtë,” “krepët me çokollatë Dubai” dhe madje edhe “waffle me çokollatë Dubai.” Por pyetja mbetet:
A mund ta përgatisë, shërbejë dhe shesë kushdo këtë ëmbëlsirë të kërkuar, edhe nëse nuk ndodhet në Dubai?Themeluesi i kompanisë, Nasratullah Kusaki, i tha “Deutsche Welle” që ai tregton ushqime nga Azia Qendrore dhe produkti më i kërkuar tani është “çokollata Dubai,” megjithëse çmimet fillojnë nga 7.50 € për 100 gramë.
Një shpikje arabe
Siç e tregon edhe emri, “çokollata Dubai” u krijua për herë të parë në Dubai, qytetin më të madh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ideja origjinale i përket mjeshtres së çokollatës, Sara Hamouda. Ajo zbuloi në Instagram se e kishte krijuar recetën gjatë shtatzënisë së saj të dytë për të luftuar nepsin e vazhdueshëm, një fenomen i zakonshëm gjatë shtatzënisë.
Përbërësit kryesorë të “çokollatës Dubai,” e cila u bë e njohur globalisht përmes “TikTok”, përfshijnë çokollatën, krem pistakio (i cili gjendet gjithashtu në Iran dhe vende të tjera të Azisë Qendrore) dhe kadaif.
A është i mbrojtur ligjërisht emri i çokollatës, tanimë një “brand”?
Rregulli i përgjithshëm është që produktet ushqimore mund të kenë emrat e origjinës së tyre të mbrojtur ligjërisht kundër konkurentëve, nëse plotësohen disa kritere. Një shembull klasik është vera me gaz nga rajoni i Champagne, e cila mund të tregtohet si “shampanjë” vetëm nëse e ka origjinën vërtet nga ky rajon historik i prodhimit të verës në verilindje të Francës. Ndërsa vera me gaz prodhohet në mbarë botën, ajo nuk mund të quhet “shampanjë.”
Këto mbrojtje ligjore, shpesh njohur si patentë, janë të krijuara sipas “Aktit të Gjenevës të Marrëveshjes së Lisbonës për Emrat e Origjinës dhe Dallimet Gjeografike,” i cili mbron emrat e origjinës të ushqimeve dhe pijeve në mbarë botën. Megjithatë, siç shpjegoi avokati Rüdiger Bals për “Deutsche Welle”, një mbrojtje e tillë ligjore është e disponueshme vetëm për nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë ndër ta.
Ekziston gjithashtu mundësia e marrëveshjeve bilaterale.
“Teorikisht, EBA mund të sigurojë emrin ‘çokollata Dubai’ brenda vendit dhe pastaj të kërkojë njohjen nga Komisioni Europian për ta mbrojtur në shtetet anëtare të BE-së,” shpjegoi Bals.
Megjithatë, ai dyshon se një përpjekje e tillë do të kishte sukses.
“Një nga kriteret për mbrojtjen ligjore është nëse produkti ka karakteristika ose përbërës të veçantë që e dallojnë nga të tjerët,” tha ai. “Emri ‘çokollata Dubai’ vetë mund të mos mjaftojë.”
Pavarësisht nëse shitja e saj në masë i përgjigjet standardeve të recetës origjinale apo është në përputhje me ligjin, një gjë është e sigurt: këtë vit, e ashtuquajtura “çokollata Dubai” pritet të jetë një nga dhuratat më të zakonshme të festave.

