A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut gjaku juaj
Ndihma prej 2 milionë euro e qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës i ka gëzuar dhe hidhëruar njëkohësisht shqiptarët e Sanxhakut, të cilët ndihen plotësisht të anashkaluar.
“Ju na keni quajtur boshnjakë, por ne nuk kemi qenë kurrë boshnjakë’ – ka thënë Armina Nuraj, në një letër të hapur për kryeministrin Kurti e presidentin Meta.
E pashë se me 2.000.000 euro ju i nderuar kryemisitër Kurti i keni mbështetë shqiptarët e Luginës së Preshevës. U gëzova pa masë për këtë lajm, por edhe u pikëllova shumë se po ua ktheni shpinën shqiptarëve të Sanxhakut.
Pse Shqipëria së bashku me Republikën e Kosovës nuk i ka ndihmuar asnjëherë shqiptarët e Sanxhakut që jetojnë në tortura dhe frikë nga Serbia?
Ne që me krenari mbajmë flamuj shqiptarë në shtëpitë tona dhe që luftojmë për kombin shqiptar në Sanxhak, që e duam Kosovën dhe Shqipërinë nga thellësia e shpirtit tonë, nuk kemi ndihmë nga dy vendet tona, Shqipëria dhe Kosova. Pse?!
Pse na keni harru dhe pse na refuzoni? A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut gjaku juaj? A nuk jemi ne shqiptarët e Sanxhakut pjesë e kombit shqiptarë. Ju na keni quajt boshnjakë, ne nuk kemi qenë kurrë boshnjakë?
Pse nuk e zbatoni amanetin e Isa Boletinit, Ismailit Qemalit, Aqif Blytës e Shaban Polluzhës, se shqiptarët e Kosovës dhe Shqiperisë duhet të ndihmojnë vëllezërit e tyre në Sanxhak?
Me respekt, e juajaj përfaqësuese e Sanxhakut Shqiptar, Amina Nuraj Uka.

