A po bëhet a s`po bëhet, Alban – Pezullohet aktiviteti i prokurimit për bulevardin e qytetit në Gjilan
Shumë pak i zgjati kënaqësia se po e bënë bulevardin e qytetit. Madje u lavdërua se po e bën këtë, përkundër faktit se Kuvendi i Komunës, që dominohet nga opozita, votoi për ta hequr nga planifikimi buxhetor.
Nuk kaluan shumë orë dhe Zyra e Prokurimit doli me njoftimin për pezullimin e aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i projektit të integruar të Bulevardit të qytetit Gjilan” me nr 651-25-644-5-1.
Ky kryetar Komune, kryeneç dhe jo bashkëpunues, gjithçka është duke bërë keq e mbrapsht. Ai po shkon nga dështimi në dështim.
Në lidhje me këtë projekt dhe dështimet e një pas njëshme të Alban Hysenit, ka reaguar edhe këshilltari komunal, Latif Maliqi.
Kjo është thjesht një maketë e kryetarit Alban Hyseni, e prezantuar me synimin për të mashtruar qytetarët e komunës sonë.
Pikërisht për këtë e kam pasur fjalën në një intervistë, kur thashë se shpresoj që projekti i Bulevardit të mos ketë fatin e stadiumit.
Përpjekja për të mashtruar qytetarët në vitin e fundit të qeverisjes nuk kalon më, sepse ata nuk besojnë më në maketa dhe prezantime 3D të projekteve për komunën tonë.
Qytetarët e Gjilanit do t’ia tregojnë vendin këtij kryetari në zgjedhjet lokale me votë, duke i dhënë një mesazh të qartë se nuk i durojnë më këto mashtrime.
Ky dokument i prokurimit është pasqyra më e mirë e dështimeve të këtij kryetari.
Nuk di të ketë ndonjë projekt që ai ka prezantuar, ka nisur procedurat e prokurimit dhe që nuk i është anuluar nga zyra përkatëse.
Kjo tregon ose mungesën e aftësisë për të ndjekur një projekt deri në fund, ose probleme serioze me procedurat.
Duke u përpjekur të paraqitet si viktimë dhe të justifikohet me opozitën, e cila – sipas tij nuk e votoi ose e hoqi projektin e Bulevardit nga buxheti, tashmë është e qartë se kjo strategji nuk funksionon më.
Për vite me radhë, ky kryetar nuk ka sjellë punë konkrete dhe qytetarët nuk do të mashtrohen më nga justifikimet e tij.
A po e shihni ky është projekti i Bulevardit!
A po bëhet a s`po bëhet?


