A po komunikohet mjaftueshëm me të rinjtë
Besnik Sherifi
Fenomen alarmues për mirëqenien e të rinjve (dhe prindërve të tyre)
Vala e dhunës në shoqëri po përhapet si nxehtësi përvëluese që kërcënon sigurinë kolektive – veçanërisht atë të të rinjve.
Pasojat e saj po marrin forma të rënda vetëdëmtimi, dhunë fizike, psikologjik deri në vetëvrasje.
Të dhënat tregojnë rritje alarmante të rasteve. Situatat e tilla na bëjnë të mendojmë A PO KOMUNIKOJMË MJAFTUESHËM ME TA?
Bullizmi/ abuzimi ndaj tyre, mungesa e mjeteve financiare, presioni nga ndërhyrjet e jashtme, kriza e identitetit, konfliktet familjare, dhuna virtuale – janë labirintet që shoqëria ua ka imponuar.
Momenti është tani: të ndajmë kohë me përkushtim, t’u japim respekt e besim, të shoqërohemi me ta, të dialogojmë pa paragjykim, dhe të jemi udhërrëfyes me veprime të drejta në rrugët e daljes nga kriza. L. M.
Për gjitha këto e rëndësishëm për shtetin, familjen shoqërinë është investim në psiko-edukim, këshillimi përmes formave te metodave të ndryshme duke qenë kreativ, eksplorues, hulumtues dhe ndikues në zhvillimin emocional, social dhe zhvillim e investim i së ardhmes!

