A rrezikohet Kosova nga Lija e Majmunit? Flet infektologu Tolaj

Lija e majmunëve është infeksioni më i ri me të cilin kanë filluar të luftojnë disa nga vende të Evropës, madje kjo është ka nxitur shqetësim edhe për kosovarët duke qenë se virusi ka mbërritur shumë afër vendeve përreth.

Infektologu Ilir Tolaj thotë se Kosova rrezikohet, por s’ka vend për shqetësim.

Tolaj në një prononcim për Periskopin tha se Lija e Majmunëve është një infeksion më i lehtë dhe shkalla e vdekshmërisë është shumë e vogël.

“Lija e majmunëve pavarësisht që është e ngjashme më lijën e madhe e cila është zhdukur tani nga sipërfaqja e dheut falë vaksinimit masiv që është bërë në të gjithë botën, dallon shumë nga kjo e fundit meqenëse është një sëmundje shumë më e lehtë, nuk ka vdekshmëri ose ka një vdekshmëri jashtëzakonisht shumë të vogël dhe tërhiqet brenda një ose dy javësh, kështu që nuk konsiderohet që është një sëmundje e rrezikshme…Simptomat janë të ngjashme me Lijën e Madhe(Variola Veren), që do të thotë shfaqen ndryshime në lëkurë, por për dallim nga lija e madhe që ka pasë plogështi, anoreksi, te Lija e Majmunëve simptoma që vërehet më shumë është ndryshimet në lëkurë” tha Tolaj.