A u publikua para kohe video-mesazhi i Presidentit Biden për Presidenten Osmani
Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur ta dekorojë me Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit, Beau Biden, të birin e ndjerë të Presidentit amerikan Joe Biden. Ai dekorohet për kontributin e dhënë në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Ceremonia zhvillohet të dielen dhe Presidenti amerikan ka dërguar për këtë rast një video-mesazh falenderimi për Presidentien Osmani dhe popullin e Kosovës.
Një pjesë e këtij video-mesazhi tashme është publikuar në mediat kosovare, para kohe, ndonëse është i dedikuar për ditën e ceremonisë.
Edhe CNN e ka përfolur përmbajtjen e video-mesazhit, por nuk e ka publikuar atë, sepse është një mesazh falenderimi, i destinuar pas dorëzim-pranimit të Medaljes Presidenciale.
Ndoshta Presidentja e Kosovës u ngut me këtë publikim./Mediafokus.info

