A u pagua Arif Vladi për “Marshin e UÇK-së”, e zbulon autorja e këngës “Ushtrinë time do ta bëjë…”

E kemi admiruar shumë Arif Vladin për ‘Marshin e UÇK-së’. Gjithmonë kemi menduar se e kishte kënduar me shpirt e me zemër hymin e luftës për liri, por po del të mos jetë kështu.

Autorja e këngës ‘Ushtrinë time do ta bëjë me Ibrahim Rugovën’, këngëtarja problematike, Adelina Ismaili ka hedhur dyshime së fundmi që këngëtari Arif Vladi ishte paguar për ta kënduar “Marshin e UÇK-së”.

Ajo këtë e bëri gjatë bisedës me Fatmir Limajn, në emisionin e saj ‘Ballë për ballë’.

“Po isha frymëzuar edhe unë, po t’i kisha marr paret që i ka marr ai”, ka pohuar ajo, derisa Limaj ka thënë se nuk di për atë pjesë.

“E di unë”, i thotë Adelina Ismaili, mysafirit të saj, Fatmir Limaj.