AAK e çon në Kushtetuese ngërçin në Kuvend
AAK ka njoftuar se deputetët e saj sot në ora 11:00 do ta dorëzojnë në Kushtetuese ngërçin në Kuvendin e Kosovës.
“Më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit me votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të më vonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025”.
Kjo ishte paralajmëruar nga deputetja Time Kadrijaj.

