AAK e prerë: S’e votojmë askënd për president, përveç Haradinajn
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po vazhdon të këmbëngulë se posti i presidentit iu takon atyre.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se nominimi i Ramush Haradinajt për president është bërë për t’i ikur bllokadave të mundshme.
“Siç e dini Aleanca gjatë tërë kohës ka qenë transparente me partnerët në koalicion. Vet nominimi i z. Haradinaj për president është bërë për t’i kontribuar zgjidhjes dhe për t’i ikur bllokadave të mundshme”, u shpreh Lekaj.
I pyetur rreth deklaratës së kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj i cili mbrëmë tha se Haradinaj po shantazhon kur po thotë “ose unë president ose shkojmë në zgjedhje”, Lekaj shtoi se nuk janë duke e kushtëzuar askënd.

