AAK-ja fiton pesë mandate, Nisma tri
Përditësimet e fundit të numërimit të votave për deputetë kanë ndryshuar renditjen e kandidatëve edhe në koalicioni “Për Kosovën Fituese”.
Sipas të dhënave pas numërimit të rreth 80 për qind të votave, AAK-ja rezulton t’i ketë fituar pesë mandate, kurse Nisma Socialdemokrate tri mandate aktualisht.
Pas tij renditen Fatmir Limaj me 21 mijë e 668 vota dhe Daut Haradinaj me 20 mijë e 771 vota.

Përditësimi paraprak i të dhënave, i para dy ditësh, tregonte një pasqyrë të ndryshme të renditjes brenda koaliconit.
Pas numërimit të rreth 75 për qind të votave, AAK-ja rezultonte të ketë fituar nëntë mandate, kundrejt vetëm një mandati të Nismës Socialdemokrate.
Arbër Tolaj dhe Albana Bytyqi, të dy kandidatë të AAK-së për deputet, ishin të renditur në tetshën e parë pas numërimit të rreth 75 për qind të votave.
Me përditësimin e fundit, vendet e tyre i kanë marrë dy kandidatët e Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi dhe Arbëreshë Krasniqi.
Aktualisht, bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, koalicioni AAK-Nisma do t’i ketë tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ndarja e ulëse në parlament, megjithatë mund të ndryshojë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre nga jashtë. /Paparaci.com

