AAK-ja gjobitet me 2 mijë euro
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kamenicë është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të shkeljes së masave mbrojtëse nga Covid gjatë mbajtjes së tubimit zgjedhor.
Inspektori komunal, sipas kamenica press, ka gjobitur degën e AAK-se në këtë qytet, ku qeveris kandidati i PSD-së, me 2 mijë euro pasi ka organizuar tubimi zgjedhor në kundërshtim me masat mbrojtëse nga COVID-19.
Në tubim, i cili është mbajtur në një restorant, kanë marrë pjesë afër 200 persona./Mediafokius.info


