AAK në Gjilan ka zgjedhur kryetarin e ri
Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, ka mbajtur Kuvendin e IX Zgjedhor.
Në këtë Kuvend nga 140 delegatë morën pjesë 127, të cilët me votë unanime kanë zgjedhur kryetar të Degës së AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica.
Kuvendi i IX Zgjedhor ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të degës.
Po ashtu, Kuvendi ka zgjedhur sot edhe delegatët për Kuvendin Qendror i cili do të mbahet në fillim të Qershorit.
Prezent në Kuvendin e degës së AAK-së ishte edhe kryetari Ramush Haradinaj, njofton Zyra për Informim e AAK-së, në Gjilan.


