AAK: Paga minimale 450 euro, mesatarja 1000 euro
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar sot disa qëndrime programore që hartuara nga grupi për hartimin e programit zgjedhor të AAK’së 2025- 2028.
Disa prej qëndrimeve janë:
1. Paga minimale 450 euro;
2. Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro;
3. Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;
4. Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;
5. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;
6. Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale;
7. Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;
8. Orari fleksibil në punë në sektorin publik;
9. Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;
10. Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;
11. Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;
12. Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;
13. Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës.
AAK ka njoftuar në ditët në vijim do të identifikohen prioritetet programore në sektorë të ndryshëm, siç janë: Shëndetësia, Arsimi, Siguria, Bujqësia, Diaspora.

