Abazi kërkon t’u njihet statusi i refugjatit të luftës shqiptarëve të dëbuar nga PMB
Ambasadori i paqes globale, Rexhep Abazi iu është drejtuar me një letër të hapur Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkësisë Ndërkombëtare, Bashkimit Evropian, Lobit Shqiptar në botë, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me një lutje e përgjërim që shqiptarëve të dëbuar nga Presheva, Medvegja e Bujanoci t’u njihet STATUSI I REFUGJATËVE TË LUFTËS SË VITEVE 1999/2000, sipas Konventave ndërkombëtare!
Letra e plotë:
Çështja e trojeve shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit mbeti e pazgjidhur kohë të gjatë, për shkak të neglizhencës, të kalkulimeve për interesa të ndryshme të faktorëve kombëtar e ndërkombëtar, kjo çështje nuk mori trajtim të duhur dhe epilog të zgjidhjes së drejtë.
Çfar dhe si ndodhi deri më tani?
Kjo situatë, apo ta quajmë edhe agoni e kësaj pjese të kombit shqiptar, i ka rrënjët që në ekzodin e shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, Prokupjes, kurshumlisë, Leskocit, Vranjës e vendeve të tjera të viteve 1977/78 dhe Kongresit të Berlinit i cili i coptoi tokat shqiptare.
Është indikative që, nga ajo kohë vetëm trembëdhjetë vendbanime shqiptare në komunën e Medvegjës mbesin brenda kufinjëve të Serbisë, në trojet e veta, kurse të gjitha të tjerat u spastruan etnikisht e dhunshëm duke i vrarë e djegur, për ta aneksuar edhe Preshevën e Bujanocin, pas Luftës së Dytë Botërore, nga Serbia e atëhershme.
Në at kohë, një pjesë e popullatës shqiptare u vra e u masakrua, një pjesë u dëbua nga trojet, e tyre e ajo pjesë që stoikisht qëndroi në vatrat e tyre, e që nuk ishte edhe aq e vogël, u asimilua duke mos guxuar t’a ruaj e tregoj identitetin kombëtar shqiptar. Mbase, kështu, sipas hulumtuesit shkencor Dr. Sabit Ukës, në at kohë u zbrazën dhe u kolonizuan me popullatë serbe reth 740 vendbanime shqiptare.
Nga ajo kohë u zhvilluan ngjarje të ndryshme historike, luftëra të përgjakshme lokale e botërore me pasoje e humbje të mëdha e të rënda në njerëz dhe ekonomitë e tyre ( Luftërat Ballkanike, lufta e Parë dhe e Dytë Botërore, luftërat në territorin e ish RSFJ-s e deri tek këto të fundit të: Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit dhe e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare).
Mirëpo, fatkeqësisht, asnjëra nga këto luftëra, nuk e zgjidhën çështjen e këtyre tri komunave shqiptare.
Mbase, pas përfundimit të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999, forcat ushtarake, policore, militare e paramilitare të Serbisë, pas tërheqjes së tyre nga Kosova, u stacionuan në vendbanimet shqiptare për t’i torturuar, shantazhuar,, maltretuar e dëbuar shqiptarët nga trojet e tyre. Sidomos, në këtë situatë e pësoi keq komuna e Medvegjës dhe shqiptarët e sajë, pasi që nga regjimi i atëhershëm u dëbuar afro 90% të tyre në vitet 1999 dhe 2000, të cilëvet u mbeti e tërë pasuria në vendlindje, e që për një kohë të shkurtër është plaçkitur e vjedhur ajo që ishte me vlerë, kurse pjesa tjetër u shkatërrua e u dëmtua, duke llogaritur këtu edhe shtëpitë e objektet jera të tyre. Kjo u bë edhe në Malësinë e Bujanocti dhe Karadakun e Preshevës.
Refugjatët e këtyre trojeve fillimisht u vendosën në Kosovë, ku edhe sot qëndrojnë pjesa më e madhe e tyre, por fatkeqësisht pa status të refugjatëve, sepse me ta dhe çështjen e situatën e tyre nuk u muar askush seriozisht. Serbia për serbët e sajë nga dhe në Kosovë bëri e po bën çdo gjë, për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, Jo vetëm Serbia që nuk bëri gjë për hallet e tyre, por fare pakë bënë edhe Shqipëria dhe Kosova si shtete amë të shqiptarëve.
Tani situata në këto tri komuna shqiptare është alarmante, e patolerueshmee pse jo edhe shumë e rrezikshme.
Si duhet zgjidhur kjo situatë akute dhe emergjente, apo vatër e mundshme e konflikteve të paparashikuara?
Duke vlerësuar ca hapa të kohës së fundit të Shqipërisë e Kosovës, për shqiptarët e këtyre tri komunave, tejet të vonuar, shumë të vegjël e që merren vetëm me pasojat, por jo edhe me shkaqet e kësaj situate, ndoshta mund të shpresohet për një rrugëtim tjetër të mëtejmë, pasi që Serbia në vazhdimësi pavarësisht regjimeve të saja në pushtet, nuk e ndalë punën dhe presionin në spatrimin etnik të shqiptarëve nga tri komunat në jugun e sajë.
Në anën tjetër shtetet shqiptare, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, veprojnë në mënyrë melankolike e fragmentare në mbrojtjen e intaresave kombëtare të shqiptarëve të trojeve etnike.
Mbase, në qoftë se dëshirohet zgjidhje e drejtë e kësaj çështje, e që është nevojë imediatee kohës, atëherë URGJENTISHT duhet bërë së paku këto gjëra:
1. Republika e Serbisë duhet ndalur shkeljen e të drejtave individuale e kolektive të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, sidomos PASIVIZIMIN e adresave me pasoja të rënda për jetën e tyre;
2. T’u pranohet statusi i REFIGJATËVE shqiptarëve të dëbuar të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit nga vitet 1999/2000, kudo që ata ndodhen aktualisht. Kjo është pikënisja dhe baza apo gjeneza e zgjidhjes së këtij problemi;
3. Të fillohet procedura e riatdhesimit të tyre në vendet prej nga janë dëbuar;
4. Të krijohen kushtet për jetë në vendet ku do kthehen ( ndërtimi i shtëpive, pastrimi i arave dhe livadheve, ndihma për rimëkëmbjen e ekonomive familiare, së paku në nivelin që e kishin në vetet 1999/2000;
5. Organet kompetente të Republikës së Serbisë të ANULOJNË vendimet e shqiptarëve për PASIVIZIMIN E ADRESAVE të nxjerrura deri më tani;
6. Republika e Serbisë t’u kompensoj dëmet e shkaktuara shqiptarëve refugjatë për tër periudhën e shkuar, deri në kthimin e tyre në shtëpitë e veta;
7. Deri në kthimin e tyre, të rinjëve refugjatë t’u sigurohen kushte shkollimi në të gjitha moshat e nivelet e shkollimit, kurse popullatës t’i sigurohet mbrojtja shëndetësore dhe ekzistenca sociale-ekonomike;
8. Shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me Ligj t’u garantohet përdorimi i simboleve kombëtare, festat kombëtare e fetare, punësimi proporcional në nivelet e organet lokale e qendrore, zgjedhjet e lira e demokratike, shkollimi në gjuhën amtare në të gjitha nivelet, zhvillimi i barartë ekonomik, shoqëror, arsimor e kulturor;
9. Në Prishtinë e Gjilan të hapen zyra për refugjatë;
10. Në Medvegjë të hapet zyra e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë.
Miqë e vëllezër të nderuar!
Në qoftë se edhe më tutje vazhdon të neglizhohet, fragmnetarizohet e të mos zgjidhet kjo situatë e rëndë e këtij rajoni, pasojat jo vetëm që do të shtohen, por do jenë të paparashikueshme e vështirë të riparueshme, apo edhe me mundësi të eskalimit në një situatë skandaloze.
Po e shkruaj këtë letër në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, të cilat proklamohen e duhet të ishin universale për të gjithë njerëzit e botës.
Medvegjë, 10 dhjetor 2020
Prof. Rexhep Abazi,
– Ambasador i Paqës Globale;
– Anëtar i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut – IGFM, në Frankfurt;
– Anëtar i Akademisë së Arteve të Evropës, në Paris.
Adresa: 16.246 Bajë e Siarinës, Rr. K.Milan 12, Medvegjë, Serbia, tel. 00381 63 71 47 251, e-mail:rexhepabazi8@gmail.com

