Abazi: Nëntoka pranë Thaçit po frenon zhvillimin e Kosovës

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i hapet rruga votimit të qeverisë së re në Parlamentin e Kosovës. Forca që mori shumicën në zgjedhjet e fundit opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, duket se tashmë do të kalojë në opozitë dhe qeveria do të drejtohet nga ish-aleati i tyre, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Haki Abazi, zv. kryeministri në detyrë dhe një nga drejtuesit kryesor të VV-së, gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talk”, tha se, “nëntoka po frenon zhvillimin në Kosovë.

Ai tha se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese u dha në orët e vona të së enjtes, gjë e cila është e çuditshme. Vendimin në vetvete Abazi tha se për një çështje të ngjashme, gjykata ka vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Ne prisnin që të vendosej për zgjedhje të reja, duke e kthyer vendimmarrjen tek sovrani, meqenëse kishte një mocion mosbesimi në Parlament. Me vendimin e mbrëmshëm, si shumë institucione të tjera të Kosovës, tregoi se është e kapur, e ndikuar politikisht dhe ka vepruar në favor të kthimi të fuqisë politike tek një regjim i vjetër”, u shpreh z. Abazi./mediafokus.info/