Abazi shpërthen pasi del nga intervistimi: “Kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret”

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, sot është intervistuar nga Prokuroria në lidhje me deklaratat që ai bëri të enjten për rastin Dehari. Pas intervistimit, Abazi ka folur para gazetarëve.

Abazi refuzoi të japë detaje se për çka është interesuar më shumë prokurori i rastit, derisa përdori edhe një fjali – “kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet circus” – por nuk tregoi se kush është palaçoja.