Abazoviç: U morën masa ndaj policëve që keqtrajtuan një shtetas shqiptar, por ka dhe ‘një anë tjetër të medaljes’

Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

Por Abazoviç, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikacion.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Në videot që janë shpërndarë në rrjetet sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë.