Abazoviq mbrohet nga mocioni duke kërcënuar se do të tregojë emra të krimit organizuar
Në Parlamentin e Malit të Zi po zhvillohet një debat i ashpër mes Kryeministrit Dritan Abazoviq dhe Partisë së Milo Gjukanoviq, e cila ka iniciuar mocion për rrëzimin e Qeverisë bashkë me një pjesë të partive në tjera, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Abazoviq, në këto momente ka kthyer goditjen duke thënë se sot do të paraqes fakte se si Gjukanoviq dhe njerëz të lidhur me të qëndrojnë prapa krimit të organizuar për tre dekada.

