Abdixhiku e Krasniqi merren nën mbrojtjen e policisë

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj partie politike, Sibel Halimi.

”Po, lajmi është i vërtetë! Për të gjitha informacionet e tjera, ju lutem kontaktone Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

Nën mbrojtjen e Policisë së Kosovës është edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Valmir Klaiqi.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.