Abdixhiku flet pas takimit me Kurtin: Ose konsensus politik mes krejt partive ose marrëveshje mes LVV dhe LDK’së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim sot kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, shkruan Periskopi.

Takimi u zhvillua 10 ditë para afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit – Kjo ishte edhe tema e diskutimit.

Abdixhiku pas takimit u deklarua për media, ku ndau detaje nga ky takim.

Ja çka deklaroi ai:

Ishte një takim ndërpartiak, që diskutonte cështjen e Presidentes, por jo vetëm. Folëm për politikën e jashtme, siguri e të tjera. E falenderova për përfshirjen e Komunës së Prishtinës në buxhetin qëndror. U zotuam për marrëveshjet ndërkombëtare me interes për Kosovën. Por, në përgjithësi folëm për cështjen më të rëndësishme, asaj të Presidentes. Janë më pak se 10 ditë nga zgjedhja e Presidentit. Dakordimi i përgjithshëm është se janë vetëm dy rrugë përpara: Duhet ose konsensues politik mes faktorëve të vendit dhe ky konsensues duhet të ndërtohet në këto 9 ditë e ardhshme, ose duhet një marrëveshje klasike politike. Dhe në të dyja rastet, duhet 2/3 e votave në Kuvend. U mbet të takohemi prapë në dy-tri ditët në vijim.