Abdixhiku mban sot takimin e dytë konsultativ me shoqërinë civile dhe OJQ
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të mbajë takimin e dytë me shoqërinë civile dhe me organizata joqeveritare.
Ky takim vjen pas takimit që pati ditë më parë me gazetarë dhe opinionistë për gjendjen politike në vend dhe raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të LDK-së, takimi i sotëm do të mbahet në ora 11:00 në Hotel International Prishtina.
“Abdixhiku sot në takimin e dytë konultativ me shoqërinë civile dhe OJQ Ditë më parë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur takim konsultativ me gazetarë dhe opinionistë për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.”
“Kryetari Abdixhiku kishte shpalosur këtë ide javën e kaluar për të ftuar të gjithë akterët në vend rreth një mendimi të përbashkët me ata që besojnë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.”
“Sot Abdixhiku vazhdon ciklin e takimeve me shoqërinë civile dhe OJQ-të të cilin LDK e paralajmëroi për sot në orën 11:00, në Hotel International Prishtina.” – njofton LDK-ja.

