Abdixhiku: Nuk dimë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar sërish të gjithë votuesit që e kanë mbështetur atë dhe partinë që ai drejton, duke thënë se e sheh me plotë krenari rrugëtimin e LDK-së.
“E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dimë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe”- ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Rritja e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas tij, i jep mundësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak. Mirëpo, këtë arritje ai e konsideron si të pamjaftueshëm për ndryshim.
“Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje”- ka shkruar ai.
Ndërsa pas numërimit të votave, Abdixhiku është shprehur së LDK do të del me qëndrimet e veta politike.
“Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”- shkruan Abdixhiku.

