Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë.
Ai ka thënë se nuk kanë pasur asnjë takim elektoral, me asnjë parti politike.
Abdixhiku ka thënë se pozicioni i LDK-së është i qartë, nuk duan bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Duhet të qartësojë që nuk kemi pasur asnjë takim, me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos me partinë në pushtet. LDK-ja e ka të qartë pozicionin e vet politik karshi politike, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta. Pra, ky është pozicion i qartë i LDK para elektoral dhe mbetet edhe sot”, ka thënë ai.
“LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeveria pa pozitën e kryeministrit. Po ashtu, LDK-ja nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër, pa zgjidhjen e çështjes së presidentit”, ka thënë ai.

