Abdixhiku pas takimit me sindikalistët: Ndalja e pagave është joligjore, s’kemi nevojë për konflikte
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim kreun e SBASHK’ut, Rrahman Jasharin. Abdixhiku ka kërkuar dialog për të tejkaluar situatën e krijuar.
“Ne kemi nevojë për dialog. Gjëja e fundit që konsiderojmë është penalizimi i fëmijëve” ka thënë Abdixhiku pas takimit, transmeton metro.
Jasharaj nga SBASHK e ka kritikuar Qeverinë për situatën e krijuar.
“Qeveria po mundohet ta shtypë zërin sindikal”, ka thënë Jasharaj pas takimit.
Pas Abdixhikut, ata pritet të takohen edhe me kreun e PDK’së, Memli Krasniqi.
Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të ekzekutohen pagat për punëtorët e institucioneve publike, të cilët janë grevë që nga 25 gushti.

