Abdixhiku shpalos sot planin 15 pikësh të LDK-së për Qeverinë e Unitetit
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet ta shpalosë sot planin 15 pikësh për qeverinë gjithëpërfshirëse.
Në komunikatë, LDK ka njoftuar se kreu i partisë do ta shpalosë agjendën 15-pikëshe në një konferencë për media të enjten nga ora 11:00.
“Nesër (e enjte), më datë 12 qershor, në orën 11:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, ku kryetari Abdixhiku shpalosë agjendën 15 pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar”, u tha në njoftimin e LDK-së.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se ky plan është përmbajtja e vetme për dalje nga ngërçi i krijuar.

