Abdixhiku: U bë e qartë se nuk ka shumicë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha pas takimit me presidenten se në këtë takim “në këtë takim u bë e qartë nga përfaqësuesit e partive parlamentarë se nuk ka shumicë parlamentare. Tani i takon presidentes që deri të mërkurën, më 5 nëntor, të përcaktojë se a ka shumicë apo jo”.
Abdixhiku theksoi se “sa më parë që i shpallim zgjedhjet i shmangim krizat që mund t’i vihen vendit”.
Ai shtoi se në takim ”nuk folëm për data as për marrëveshje politike. Këtu ishim për të dhënë qëndrimet e partive dhe presidentja të vlerësojë a ka numra për një shumicë”.
Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pati pretendime ndoshta duhet provuar edhe një herë, “por shumica, përfaqësuesit e 52 deputetëve shqiptarë, thanë se nuk ka shumicë”./REL/

