Abdixhiku viziton minatorët në Trepçë: I mbështesim në plotni kërkesat e tyre
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka vizituar minatorët në Trepçë.
Abdixhiku në Facebook ka shkruar se minatorët e Trepçës po futen në muajin e tretë pa paga.
Kreu i LDK-së ka thënë se ka hezituar t’i takojë me shpresën se çështja do të zgjidhej pa komplikim.
“Çdo involvim i yni partiak, barte rrezikun e politizimit të kauzës së tyre. Por neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë popullsite, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepçën e Minatorët i përdorin si pamflet elektoral njëpërdorimësh, ka bërë observimin tonë të duket të pakuptimtë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

