Abrashi përmend 7 shkurtin për datë të mundshme të zgjedhjeve
Sekretari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se ky subjekt që përfaqëson është i gatshëm për zgjedhje.
Ai pas takimit me Presidenten në detyrë, Vjosa Osmanin, u shpreh se si subjekt partiak kanë përmendur 7 shkurtin si datë e mundshme e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, Abrashi tha se takimi i sotëm me Osmanin ishte vetëm fillestar dhe pritet që deri të publikohet aktgjykimi i plotë kushtetues, të votohet edhe buxheti publik.

