Adeja Kurteshi vjen me këngën e parë ‘Sot ti kthehu’ (VIDEO)
Adeja Kurteshi nga Gjilani ka lansuar para disa ditësh këngën e saj të parë të titulluar ‘Sot ti kthehu’, me tekst të Zeqirja Bajramit.
Teksti i këngës flet për një dashuri të dështuar, që ndërthurret me lutje për kthim, pendesë e harresë. “Po nuk erdhe sonte, do mbetesh histori”.
‘Sot ti kthehu’ është një realizim unik për nga mënyra e këndimit dhe performancës muzikore, e kësaj 18-vjeçare ambicioze e kreative, e cila synon dhe premton shumë, shkruan gazeta online Mediafokus.info.
Me një vokal të këndshëm dhe interpretim brilant, Adeja i ka hapur vetes rrugën e suksesit, të cilin ajo e ka të sigurt nëse vazhdon të punojë me kaq përkushtim si te kënga e parë.
‘Sot ti kthehu’ ka marrë numër të konsiderueshëm pëlqimesh, menjëherë pas lansimit, derisa Adea ka ftesa të vazhdueshme për t`u paraqitur nëpër emisione radio dhe televizive.
Zeqirja Bajrami, i cili pos tekstit, e ka bërë edhe vijën melodike dhe luan me kitarë te ‘Sot ti kthehu’, thotë se Adeja është një këngëtare ambicioze, e disiplinuar dhe e përkushtuar për të arritur maksimumin në një projekt muzikor.
Orkestrimin e këngës ‘Sot ti ktheu’ e ka bërë Mentor Latifi. /Mediafokus.info/

