Adeja Kurteshi, këngëtarja që s`njeh limite në art, vjen me hitin e ri (VIDEO)

Këngëtarja Adeja Kurteshi nga Gjilani ka lansuar këngën e re ‘Kam limite unë’. Kjo është kënga e tretë e saj me radhë, pas dy hiteve të mëhershme ‘Sot ti kthehu’ dhe ‘Ku je’, të realizuara me videoklip, shkruan Mediafokus.info

Adeja vjen përsëri me bashkëpunëtorë të njëjtë: Zeqirja Bajrami (teksti dhe muzika) e Reshat Beqiri (orkestrim dhe studio rekord te kënga 2 dhe 3).

Kënga e parë është realizuar në studion e Mentor Latifit (orkestrim), shoqëruar me kitarë nga Zeqirja Bajrami.

Teksti i këngës ‘Kam limite unë’ ka një mesazh të qartë, që Adeja e sjellë dhe e përcjellë te publiku përmes një realizimi unik, bashkë me grupin e saj.

Adeja Kurteshi, pa dyshim se është shpërthimi më i fuqishëm artistik që ka ndodhur dy vitet e fundit në skenën muzikore, me një talent, vokal e fizik skenik që premton shumë, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Kreative dhe kërkuese, po aq sa modeste dhe ambicioze, me një mbështetje të fuqishme profesionale nga Zeqirja Bajrami dhe bashkëpuntorët, Adeja pritet të thyejë çdo limit artisitik në të ardhmen, nëse vazhdon të punojë me këtë përkushtim.

Ajo e ka hapur rrugën e suksesit që me këngën e parë ‘Sot ti kthehu’, e cila ka marrë numër të konsiderueshëm pëlqimesh, menjëherë pas lansimit, ndërkohë që shumë shpejt është rikthyer me dy këngët tjera ‘Ku je’ dhe ‘Kam limite unë’.

Zeqirja Bajrami thotë se Adeja është një këngëtare ambicioze, e disiplinuar dhe e përkushtuar për të arritur maksimumin në një projekt muzikor.

“Adeja nuk njeh limite në art”, thotë Bajrami.

Përndryshe, Adeja dhe Alfa Band janë të pranishëm në shumë mbrëmje muzikore (live) anekënd Kosovës. /Mediafokus.info/