Adem Meshina ishte intelektual me principe në misionin e tij arsimor dhe atdhetar

Adem Meshina ishte njëri ndër intelektualët e shquar shqiptarë në Gjilan dhe më gjerë, ku për më shumë se katër dekada (1950-1990) kontribuoi në emancipimin shoqëror dhe arsimor, shkruan Mediafokus.info

Ishte një intelektual me principe dhe i përpiktë në misionin e tij arsimor dhe atdhetar.

Adem Meshina, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe (1932-1995) u lind në Meshinë të Kamenicës. Pas dy vitesh, familja e tij shpërngulet në Gjilan, ku e kreu ai kreu shkollimin fillor.

Si mësues filloi punën në fshatin Kishnapole, në vitin 1949-1950, ku punoi deri në vitin 1962, kur regjistrohet në shkollën Normale të Gjakovës.

Pas diplomimit, me dekret u caktua të punojë në 8-vjeçaren e Pogragjës, ku më vonë emërohet drejtor i shkollës.

Pa shërbimit ushtarak, emërohet drejtor shkolle në fshatin Malishevë.

Adem Meshina punoi edhe në shkollat e Përlepnicës e të Gjilanit.

Në vitin 1959 zgjidhet referent i arsimit në Komunë, kur edhe regjistrohet në SHLP në Prishtinë.

Adem Meshina punoi në gjimnaz, normale, ekonomi.

Në vitin 1966 zgjidhet këshilltar arsimor për lëndën e gjuhës shqipe në Entin Regjional Arsimor në Gjilan, ku më vonë bëhet edhe drejtor.

Në Vitin 1971, Adem Meshina zgjidhet sekretar i Sekretariatit për Veprimtari Shoqërore, pastaj drejtor i Entit Pensional dhe Invalidor, ku punoi dy mandate, për t`u rizgjedhur sërish, më 1984, sekretar i Sekretariatit për Veprimtari Shoqërore.

Në këtë post punoi deri në vitin 1990, kur pushteti i dhunshëm serb i dëboi shqiptarët nga puna.

Adem Meshina është një emër që nuk duhet harruar për kontributin e tij në ato vite. /Mediafokus.info