Administratori i Gjilanit e ka vënë në lajthitje GAP-in, as për së afërmi nuk i realizoi premtimet

Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Gjilan, ka mbajtur sot konferencë për medie.

Kryetari i Forumit të Rinisë dhe anëtari i Kuvendit Komunal, Gentrit Murseli ka paraqitur para medieve dezinformimin e paprecedent që Komuna e Gjilanit ka bërë tek Instituti GAP, për të gënjyer opinionin publik për premtimet e tij të realizuara.

“Shumica e premtimeve të cilat cilësohen si të realizuara tek Instituti GAP, në fakt janë informata të pavërteta të dërguara nga Komuna e Gjilanit”, ka thënë Murseli.

Premtimet të cilat cilësohen të realizuara janë:

Transparencë për të gjitha veprimet e administratës komunale

– Respektim i Ligjit të Prokurimit Publik

– Fillimi i ndërtimit të Stadiumit të Qytetit

– Fillimi i rinovimit të Palestrës “Bashkim Selishta-Petriti”

– Përmirësimi i infrastrukturës brenda Teatrit të Qytetit-Gjilan, në vlerë 50.000€

– Fillimi i ndërtimit të zonës ekonomike dhe funksionalizimi i qendrës trajnuese

– Fillimi i restaurimit të Kalasë së Pogragjës

– Ndarja e bursave për studentë dhe nxënës të dalluar

– Rregullimi pjerrinave në trotuaret e qytetit

– Funksionalizimi i Qendrës Rinore

– Krijimi i qendrës për qëndrim ditor për personat me aftësi të kufizuar

– Krijimi i kinemasë afër Kalasë së Pogragjës

– Krijimi i parkingjeve të reja në qytet

– Riorganizim i Flakës së Janarit

– Rritja e fondit për subvencionim të organizatave kulturore.

Po ashtu edhe shumë premtime të tjera që cilësohen si të mbajtura, në fakt as nuk kanë filluar.

Murseli potencoi në emër të Degës edhe njëherë, që kërkojmë nga Instituti GAP rivlerësim të premtimeve të të parit të ekzekutivit, ngase as për së afërmi nuk janë të realizuara ashtu siç janë paraqitur.