ADN-ja e ish-oficerit francez i jep fund misterit 35-vjeçar të krimeve që tronditën Parisin
Për dekada me radhë, krimet e një vrasësi serik famëkeq kanë hutuar edhe skuadrën anti-krim në Paris.
Mirëpo, një ish-oficer i policisë ushtarake e ka pranuar para vdekjes se është vrasësi i njohur si “Le Grêlé.
I emëruar lokalisht si François Vérove, ADN-ja e tij tregon për lidhje me disa raste të krimit, të cilat i atribuoheshin, vrasësit të ashtuquajtur Le Grêlé.
Vrasjet dhe dhunimet e tij kanë shokuar kryeqytetin francez mes viteve 1986 dhe 1994, mirëpo deri tani ato nuk ishin zgjidhur.
Në mesin e krimeve të rënda që kishte kryer ai, është edhe vrasja e 11-vjeçares, Cécile Bloch. E mitura ishte raportuar e zhdukur, pasi nuk kishte shkuar në shkollë në Paris, në vitin 1986.
“Nuk do të arrijmë t’i mësojmë kurrë të gjitha krimet që Le Grêlé ka kryer”, ka thënë Didier Saban, avokat i familjeve të viktimave.
Emri i Véroves është i lidhur me katër vrasje dhe gjashtë raste të dhunës, mirëpo Saban ka deklaruar se padyshim se ka më shumë krime, mirëpo siç ka thënë, vdekja e tij i ka lënë shumë familje pa përgjigje.
Trupi i pajetë i vrasësit serik është gjetur në një apartament që ai e kishte marrë me qira, bashkë me një letër që e kishte shkruar para se të bënte vetëvrasje. Siç bëhet e ditur, vdekja e tij ka ardhur si pasojë e mbidozës së ilaçeve.
Prokurorët kanë deklaruar se ADN-ja e tij lidhet me të dhënat e mbledhura nga disa prej skenave të krimit.
Përmbajtja e letrës që ai ka lënë nuk është konfirmuar, mirëpo zyrtarë francezë kanë thënë se ai e ka pranuar se ka kryer vrasje, por pa dhënë detaje të viktimave apo të rrethanave.

