Adriana Matoshi e vëzhgoi situatën nga larg gjatë rrahjes në Kuvend

Sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, pati një përleshje fizike mes opozitës dhe pozitës ku u përfshin disa nga deputetët e PDK-së dhe LVV-së.

Gjithçka nisi kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e goditi atë me ujë, për çka iu kundërpërgjigjen ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi nuk u përfshi në përleshjen e deputetëve, por në disa pamje të publikuara ajo shihet duke vrojtuar situatën nga ulësja e saj.

Duke monitoruar situatën, Matoshi vetëm shikonte ngjarjen duke dëshmuar se është pjesë e showbizit e artit, dhe jo politikës e dhunës./paparaci/