Aeroporti i Prishtinës: Anulohen fluturimet e datës 19, 20 e 21 qershor

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar udhëtarët se janë anuluar fluturimet e tri ditëve të ardhshme.

“Ju informojmë se fluturimet e datës 19, 20 dhe 21 Qershor 2020, janë anuluar. Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftim./mediafokus.info